Bangladeshi ka dënuar me vdekje shtatë militantë islamikë për sulmin e vitit 2016 në të cilin u vranë 22 persona, kryesisht të huaj.
Sulmi në lokalin Holey Artisan në kryeqytetin Daka u krye nga një grup prej pesë personash.
Tetë persona po gjykoheshin, nën akuzat për planifikim të sulmit dhe furnizim me armë. Një person është liruar.
Ky ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse të militantëve islamikë në Bangladesh. Shumica e viktimave ishin italianë dhe japonezë.
Përgjegjësinë për sulmin e mori përsipër grupi militant Shteti Islamik (IS), por Bangladeshi e kundërshtoi këtë, duke mbajtur përgjegjës një grup militantësh lokal.
Prej kur ndodhi ky sulm, autoritetet e Bangladeshit kanë udhëhequr një fushatë të ashpër ndaj militantëve të cilët shihen si një forcë destabilizuese në vendin kryesisht mysliman./rel
Slot shpjegon arsyen pse Chiesa nuk po luan te Liverpooli, n...
BQK dhe Banka e Italisë me marrëveshje për projektin për pag...
Bedri Hamza para futbollistëve premton mbështetje për shkoll...
ECPMF, Kurtit: Anulojeni menjëherë vendimin për bojkotimin e...
Oda Ekonomike Amerikane takohet me Verman dhe Kasanofin, fla...
Gjykata e Nju Jorkut dënon Donald Trumpin