Dënohen me burgim të përjetshëm vrasësit e një roje pylli në Kazakistan

10:21 | 22 Shkurt 2020
Arbresh.info

Një gjykatë në qytetin Qaraghandy në Kazakistanin qendror i ka dënuar me burgim të përjetshëm tre persona, të cilët u shpallën fajtorë për mbytjen e një roje pylli, i cili besohet se u rrah për vdekje gjatë përballjes me ta.

Gjykatësi Qairat Qasymov i shpalli fajtorë personat me emrat Qairat Aqshanov, Berik Akhmetov dhe Nurlan Shukildikov për vrasjen e rojës Erlan Nurghaliev, për tentim vrasje të kolegut të tij, Pyotr Nitsyk, dhe vrasjen e një lloji të rrezikuar të antilopës.

Katër persona të tjerë u shpallën fajtorë për organizimin e gjahut ilegal dhe u dënuan me nga gjashtë vjet burgim, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

Vrasja e rojës kishte nxitur reagime të shumta në këtë shtet dhe e vuri në pah rrezikun me të cilin përballen kafshët e rralla nga gjahtarët ilegalë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme