Një gjykatë turke dënoi me burgim të përjetshëm 34 persona, të shpallur fajtorë për vrasjen e Presidentit Recep Tayyip Erdogan të mbetur në tentativë.
Të dënuarit, pjesa më e madhe e të cilëve ish-ushtarakë dhe pjesëtarë të forcave speciale vendase u akuzuan se gjatë grushtit të shtetit të verës së 2016-s planifikuan sulmin në hotelin ku qëndronte Erdogan për pushime.
Ky proces gjyqësor tërhoqi vëmendje të madhe jo vetëm në Turqi, por edhe jashtë saj për faktin se në të përfshiheshin një sërë figurash, ish-drejtues të lartë të ushtrisë dhe autoriteteve të sigurisë turke.
Mes të akuzuarave në këtë proces ishte edhe Fetullah Gulen, por ndaj tij nuk u mor asnjë vendim.
Erdogan akuzon drejtpërdrejtë Gulenin për organizimin e grushtit të dështuar të shtetit dhe u ka bërë më shumë se një herë thirrje autoriteteve amerikane që t’ja dorëzojnë atë Turqisë.
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...