Britaniku do të përballet me Andy Ruiz Jr më 7 dhjetor në përpjekje për t’i rikthyer titujt, por dueli do të zhvillohet në një vend që është akuzuar për shkelje të të drejtave njerëzore dhe ku homoseksualizmi është i jashtëligjshëm.
29-vjeçari është detyruar të flasë në lidhje me vendimin e tij që ta zhvillojë duelin në një vend që ka ligje shumë strikte. I pyetur nga BBC lidhur me faktin se homoseksualët mund të dënohen me vdekje, AJ është përgjigjur me diplomaci.
“Eksitojnë politika të caktuara në atë vend dhe ekzistojnë politika të cilat thjesht duhet t’i zbatojmë, ndërsa unë e respektoj ligjin dhe kështu janë gjërat në vende të caktuara”.
“Nëse nuk mund të vini atje, akoma mund ta shikoni (meçin), jeni të hapur për mbështetje dhe unë e vlerësoj mbështetjen tuaj nga cilido komunitet”.
“Më duket se në këtë situatë, jam i mallkuar nëse e bëj dhe jam i mallkuar nëse nuk e bëj një gjë të caktuar për të cilën nuk mund të fitoj. Mendoj se po qëndroj në mes dhe më duket sikur boksi po përpiqet t’i hapë barrierat për njerëzit që të udhëtojnë dhe të shohin”.
“Komunitetet e ndryshme kanë kaluar nëpër shumë gjëra, madje edhe vet komuniteti hem, akoma po përjetojmë gjëra. Nëse do të luftoj për një kauzë, do të luftoj për secilën kauzë dhe aktualisht kauza për të cilën luftoj është që t’i rikthej titujt e mi”.
“Jam ende i ri, kam kohë – do të vijë koha kur ndoshta do të përfshihem më shumë në aspekte të caktuara, ku mund të ngritemi dhe të përpiqemi për t’i ndryshuar gjërat”, është shprehur Joshua./Telegrafi/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...