Një gjykatë federale në Virxhinia urdhëroi një firmë të kontraktuar prej ushtrisë amerikane që të paguajë 42 milionë dollarë dëmshpërblim për tre irakianë të torturuar në burgun Abu Ghraib në Irak në vitet 2003-2004.
Trupi gjykues i përbërë prej tetë vetash e shpalli firmën CACI Premier Technology përgjegjëse për rolin e saj në torturimin e të burgosurve në kohën kur SHBA-ja po zhvillonte luftë kundër Al Kaidës në Afganistan dhe më pas në Irak.
Secili nga ish të burgosurit, Suhail Al Shimari, Salah Al-Exhaili dhe Asad Al-Zubae, do të marrë nga 14 milionë dollarë dëmshpërblim.
Kontraktori: Fajtore duhet të shpallet qeveria amerikane
Përtej pretendimit se asnjë prej firmave të kontraktuara nuk kishte pasur kontakte me të pandehurit gjatë kohës që ata ishin në Abu Ghraib, avokatët e firmës CACI me seli në Virxhinia argumentuan se kompania nuk ishte përgjegjëse për sjelljen e punonjësve të saj, pasi ata vepronin së bashku me personelin e ushtrisë amerikane sipas një parimi ligjor të njohur si doktrina “shërbyes të huazuar”.
Të tre irakianët dëshmuan se i kishin torturuar fizikisht dhe psikologjikisht; i kishin rrahur, kishin qenë pre e abuzimeve seksuale, i kishin torturuar me elektroshok, apo kërcënuar me qen teksa i mbanin lakuriq mbuluar me kapuç, i kishin detyruar të qëndronin në pozicione stresuese dhe kishin përjetuar edhe abuzime të tjera.
Ditë e madhe për drejtësinë
“Sot ishte një ditë e madhe për mua dhe për drejtësinë”, tha Salah Al-Ejaili.
Gazetari lëshoi një deklaratë me shkrim duke thënë: “Kam pritur gjatë për këtë ditë. Kjo fitore nuk është vetëm e tre paditësve kundër një korporate në këtë çështje. Kjo fitore është një rreze drite për të gjithë ata që janë shtypur dhe një paralajmërim i fortë për çdo kompani apo kontraktor që praktikon forma të ndryshme torture dhe abuzimi”.
Azmy i lavdëroi paditësit për qëndrueshmërinë e tyre, “veçanërisht përballë të gjitha pengesave që CACI u nxorri në rrugën e tyre”.
Padia u ngrit për herë të parë në vitin 2008, por deri në marrjen e vendimit u deshë n15 vjet për shkak të ankimeve të kompanisë CACI ndaj vendimeve dhe të përpjekjeve të shumta për ta pushuar çështjen. /DW/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...