Kundërshtarët e presidentit venezuelas Nicolas Maduro kanë vendosur bllokues rrugësh dhe kanë organizuar demonstrata ku kërkohen zgjedhje, në kohën kur kriza politike e ekonomike veç po thellohet, raporton BBC.
Ata janë përgjigjur me kundërshtim ndaj thirrjes së tij për një kushtetutë të re për t’i dhënë fund trazirave që kanë vrarë 28 njerëz, transmeton portali arbresh.info.
Maduro ka thënë që kjo lëvizje e tij ishte e nevojshme për të shmangur komplotin e mbështetur nga jashtë kundër tij.
Shtetet e Bashkuara thanë se ishte një përpjekje për të mbetur në pushtet, ndërsa Brazili e quajti atë një “grusht shteti”.
Kundërshtarët e presidentit duan të votojnë për ta hequr atë, duke fajësuar presidentin e krahut të majtë për mungesat e ushqimit që kanë çuar në trazira.
Maduro ka hedhur poshtë thirrjet e tyre dhe ka nxjerrë një dekret presidencial duke krijuar një “kuvend përbërës” 500 anëtarësh për të rishkruar kushtetutën, një hap që do të anashkalonte Kongresin e kontrolluar nga opozita./Arbresh.info
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij