Demokrati nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara, Julian Castro, ish kryetar i San Antonios, pritet të paraqes kandidaturën zyrtare që do të sfidonte presidentin Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit të vitit 2020.
Dyzetekatër vjeçari Castro, nip i një migranti nga Meksika, ka shërbyer si sekretar i Zhvillimit Urbanistik gjatë presidencës së Barack Obamas dhe është parë si potencial në rritje.
Castro kishte filluar të paraqes pozicionin e tij në debatet e politikave shtetërore që do të dominojnë garën e nominimeve që pritet të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm.
“Vizioni im për të ardhmen e vendit është që ne kemi për qëllim të jemi vendi më i zgjuar, shëndetshëm dhe më fer e me prosperitet i shekullit 21″.
Castro ka përkrahur propozimin “Medicare for all” që do të mundësonte krijimin e një plani kombëtar për shëndetin duke i mundësuar të gjithëve të bëhen pjesë e shërbimeve publike.
Ai ka përdorur historinë e tij familjare, të gjyshes me prejardhje nga Meksika, për të kritikuar politikat kufitare të Trumpit.
Castro është kandidati i dytë që formalisht shpallë të hapur kampanjën për zgjedhjet presidenciale. Ish përfaqësuesi i SHBA-së, John Delaney ka hyrë në garë për më shumë se një vjet, si dhe senatorja Elizabeth Warren ka filluar të zhvillojë kampanjat në Iowa dhe Hampshire.
Dhjetëra kandidatë demokratë janë duke shqyrtuar mundësine e garës për president më 2020.
Ministria e Shëndetësisë e Gazës thotë se numri i të vdekurv...
Guardiola në sulm për yllin e Eintracht Frankfurtit
Posta e Kosovës lanson pullat `Vendbanimet – Janjeva`
Shtëpitë e yjeve që u shkrumbuan nga zjarret masive në Los A...
“Jemi pa fjalë”, familjarët e Gjestit reagojnë p...
“Është turp që luajmë në Arabi Saudite”, Williams e thotë at...