Google ADS

Demokratët mund të kërkojnë seanca për procesin e shkarkimit të presidentit Trump

21:48 | 9 Dhjetor 2018
Arbresh.info
Një ligjvënës me peshë tha se demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve mund të ndërmarrin seanca për procesin e shkarkimit të Presidentit Donald Trump, duke thënë se udhëheqësi amerikan e kishte “rrethuar veten me mashtrues” dhe ishte pjesë e një “konspiracioni të gjerë kundër popullit amerikan” për të fituar zgjedhjet e vitit 2016.

Kongresmeni Jerrold Nadler, një demokrat nga Nju Jorku që pritet të bëhet kryetari i Komisionit Juridik në Dhomën e Përfaqësuesve kur demokratët të marrin kontrollin e saj në Janar, i tha CNN-it se ligjvënësit duhet të përcaktojnë se “sa të rëndësishme” janë akuzat ndaj zotit Trump, por duhet ta ndërmarrin procesin e shkarkimit “vetëm për shkelje të rënda”, shkruan “VoA”.

Zoti Nadler i bën këto komente dy ditë pasi, prokurorët federalë akuzuan ish-avokatin e Presidentit Trump, Michael Cohen, se në “bashkërendim dhe nën udhëzimin” e zotit Trump kishte orkestruar një pagesë prej 280 mijë dollarësh për dy gra që thonë se kanë pasur marrëdhënie me zotin Trump, që të mos flisnin për to para zgjedhjeve të vitit 2016.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme