“Ideologjia ekstreme” e Donald Trump dhe adhuruesve të tij “kërcënon themelin e republikës sonë”.
Ishte ky alarmi i Presidentit Joe Biden gjatë fjalimit të mbajtur në Filadelfia, vendlindja e demokracisë amerikane.
Para zgjedhjeve të ndërmjetme, 79-vjeçari zgjodhi të risjellë në vëmendje temën e fushatës së vitit 2020, ‘Rikthimin e shpirtit të Amerikës’.
“Teksa qëndroj këtu, barazia dhe demokracia janë nën sulm. Ne nuk i bëjmë asnjë nder vetes nëse pretendojmë të kundërtën. Sonte kam ardhur në vendin ku nisi gjithçka, t’i flas kombit sa më qartë që mundem. Ajo që po ndodh sot në vendin tonë nuk është normale. Donald Trump dhe republikanët e MAGA përfaqësojnë një ekstremizëm që kërcënon vetë themelet e republikës sonë.
Ne dëgjojmë, ju dëgjoni. Në vendin tonë gjithnjë e më shumë flitet për dhunën si një mjet politik i pranueshëm. Nuk është, nuk mund të jetë kurrë një mjet i pranueshëm. Kështu që dua ta them qartë dhe thjeshtë: Në Amerikë nuk ka vend për dhunë politike. Asnjëherë”, tha presidenti amerikan.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë u bëri thirrje republikanëve të moderuar që të bashkojnë forcat me demokratët, duke thënë se qëllimi i vetëm duhet të jetë mbrojtja “e demokracisë pavarësisht nga ideologjia”./euronews.al/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...