Presidenti libanez Michel Aoun tha se dëmet materiale nga shpërthimi masiv në Bejrut javën e kaluar mund të kushtojnë më shumë se 15 miliardë dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Vlerësimet fillestare të humbjeve të pësuara nga Libani tejkalojnë shifrën 15 miliardë dollarë, përveç humbjeve të tjera materiale dhe dëmtimit të portit dhe nevojës për materiale ndërtimi për të rindërtuar lagjet e shkatërruara nga shpërthimi”, tha Aoun gjatë një bisede telefonike me mbretin spanjoll Felipe VI, sipas agjencisë zyrtare libaneze të lajmeve.
Ndërkaq, Felipe tha se Spanja dërgoi ndihmë emergjente dhe do të vazhdojë të sigurojë ndihmë për të ndihmuar Libanin t’i përballojë pasojat e aksidentit.
“Populli spanjoll është në solidaritet me popullin libanez në këtë fatkeqësi me të cilën janë përballur”, tha Felipe.
Në një deklaratë të Drejtorisë së Përgjithshme Libaneze për Çështjet e Sigurimit thuhet se të paktën 3.972 ndërtesa dhe 4.214 automjete janë dëmtuar nga shpërthimi.
Shpërthimi i fuqishëm tronditi kryeqytetin libanez dhe rrethinat e tij pasi 2.750 tonë nitrat amoniumi të ruajtura në një depo u kapluan nga zjarri.
Vala e shpërthimit rrafshoi ndërtesat në afërsi dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale në Bejrut, duke lënë qindra mijëra banorë të pastrehë.
Shpërthimi ndodhi në një kohë kur Libani po përballet me një krizë të rëndë financiare, krahas pandemisë së koronavirusit.
Hamza pritet në takim nga Begaj: Nëntori, muaji që shto dinj...
Një letër dashurie për Sarën dhe skena xhelozie nga Anisa, ç...
Maqedonci: Kosova vend potencial për prodhimin e fluturakeve...
Shqipëria U19 e vajzave fiton ndeshjen e parë në kualifikues...
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024