Një delegacion i SHBA-ve do të qëndrojë për vizitë në Turqi për të diskutuar zhvillimet në hetimin e SHBA-ve brenda Organizatës Terroriste Fetullah (FETO), grupi pas përpjekjes së grusht shtetit të dështuar të vitit 2016 në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Delegacioni i përbërë edhe nga zyrtarë të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), do të zhvillojë bisedime në kryeqytetin Ankara me zyrtarët të ministrive të Jashtme, të Drejtësisë dhe asaj të Brendshme.
Gjatë bisedimeve që do të zgjasin dy ditë, autoritetet turke pritet të informohen për hetimin e bazuar në SHBA të grupit terrorist.
Javën e kaluar, ministri turk i Drejtësisë, Abdulhamit Gül, tha se bisedimet do të zhvillohen me zyrtarët e SHBA-ve si pjesë e bashkëpunimit gjyqësor.
FETO dhe udhëheqësi i saj në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut të vitit 2016, i cili la të martirizuar 251 persona, si dhe të plagosur rreth 2.200 të tjerë.
Ankaraja po ashtu akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...