Google ADS

Delegacioni i OBSH-së hyn në Douma të Sirisë

15:01 | 17 Prill 2018
Arbresh.info

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dërguar një delegacion në Douma të Sirisë, për të vlerësuar situatën mjekësore lidhur me sulmin e pretenduar kimik në këtë qytet.

Bëhet e ditur se delegacioni nuk ka rol në konfirmimin apo mohimin nëse ka ndodhur sulmi apo jo, ka thënë zëdhënësi i organizatës Tarik Jasarevic, transmeton portali arbresh.info.

“Shumë e rëndësishme të theksohet që OBSH nuk ka rol në konfirmimin apo mohimin e ngjarjes. Si agjenci shëndeti,  brenga jonë është me dimensionin e shëndetit të ngjarjes së raportuar”, ka thënë Jasarevic.

Në të njëjtën kohë, një burim ka thënë për Sputnik që delegacioni ka hyrë në qytetin Douma i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë Nizar Yazigi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme