Delegacioni amerikan do të vizitojë Kinën për bisedime rreth luftës tregtare

11:56 | 9 Shkurt 2019
Arbresh.info

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) njoftuan se një delegacion ekonomik i tyre i kryesuar nga përfaqësuesi qeveritar për Tregti, Robert Lighthizer dhe sekretari i Thesarit, Stiven Mnuchin, javën e ardhshme do të vizitojnë Pekinin, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç bëhet e ditur në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë, më datat 14 dhe 15 shkurt Lighthizer dhe Mnuchin në kryeqytetin kinez do të realizojnë takime të nivelit të lartë.

Bisedimet do të nisin më 11 shkurt në nivel më të ulët, dhe të njëjtat do të udhëhiqen nga nënkryetari i Dhomës së Tregtisë, Xhefri Gerrish.

Kujtojmë se javën e kaluar në Washington, SHBA-të dhe Kina përfunduan raundin e fundit të negociatave tregtare, pas një “armëpushimi” 90 ditor të luftës tregtare, të cilin e dakorduan presidentët Donald Trump dhe Xi Jinping.

“Armëpushimi” skadon më 2 mars, atëherë kur tarifat amerikane prej 200 miliardë dollarë në importet kineze do të rriten me 25 për qind.

Trump tha të enjten se nuk ka gjasa të takojë homologun e tij kinez Xi, para se të skadojë afatit përfundimtar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme