Ish-presidentja e Koresë së Jugut Park Geun-Hye, u paraqit në gjykatë të enjten në një seancë e cila do të vendos nëse ajo duhet të arrestohet për akuzat për korrupsion, skandal ky që e rrëzoi nga pushteti.
E zymtë dhe e zbehtë, Park ka injoruar mediat, në momentin kur mbërriti në Gjykatën e Qarkut qendror në Seul, shkruan afp.
Ndalimi saj formal do të ishte dramatik dhe turp për presidenten e parë femër të vendit dhe është kërkesë e miliona njerëzve të cilët dolën në rrugë për të protestuar kundër saj.
Ish-presidentja, të cilës i ishte hequr imuniteti kur ajo u shkarkua nga detyra nga gjykata e lartë e vendit në fillim të këtij muaji, është akuzuar për vepra të shumta, duke përfshirë ryshfetet, rrjedhjen e informacionit të qeverisë, si dhe shpërdorim të pushtetit. Park i ka mohuar të gjitha akuzat.
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...