Google ADS

Del para gjyqit ish presidentja e Koresë së Jugut

12:58 | 30 Mars 2017
Arbresh.info

Ish-presidentja e Koresë së Jugut Park Geun-Hye, u paraqit në gjykatë të enjten në një seancë e cila do të vendos nëse ajo duhet të arrestohet për akuzat për korrupsion, skandal ky që e rrëzoi nga pushteti.

E zymtë dhe e zbehtë, Park ka injoruar mediat, në momentin kur mbërriti në Gjykatën e Qarkut qendror në Seul, shkruan afp.

Ndalimi saj formal do të ishte dramatik dhe turp për presidenten e parë femër të vendit dhe është kërkesë e miliona njerëzve të cilët dolën në rrugë për të protestuar kundër saj.

Ish-presidentja,  të cilës i ishte hequr imuniteti kur ajo u shkarkua nga detyra nga gjykata e lartë e vendit në fillim të këtij muaji, është akuzuar për vepra të shumta, duke përfshirë ryshfetet, rrjedhjen e informacionit të qeverisë, si dhe shpërdorim të pushtetit. Park i ka mohuar të gjitha akuzat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme