Një vajzë tinejxhere e cila kishte tentuar të hidhte në erë turistët pranë Kullës Eiffel më një bombë vetëvrasëse, ka dalë para gjyqit anti terror.
E identifikuar si Sarah Z., 16 vjeçare, francezja përballet me disa vite burg nëse shpallet fajtore, transmeton arbresh.info.
Ajo ishte zënë me 71 gram eksplozivë në banesën e saj afër Montpellier, në jug të Francës.
Forca të armatosura siguruan rrugët dhe gjykatën para të cilës dolën vajza, i dashuri i saj dhe një bashkëpunëtor tjetër.
Gjykimi vjen pas arrestimit të çiftit dhe dy personave tjerë e që quheshin “fabrikë bombash”.
Sarah u njoftua me të dashurin e saj Thomas në rrjete sociale, i cili është pjesë e listës së personave të rrezikshëm të Francës.
Menjëherë ata u konvertuan në islam dhe planifikonin të martoheshin.
Planet për sulmin ajo i kishte bërë të ditura gjatë bisedave me bashkëpunëtorët në një grup në internet. Por nuk ishte e vetëdijshme se në grup gjendej edhe një agjent i infiltruar i policisë franceze.
Ai i njoftoi autoritetet të cilat me forca rëndë të armatosura kontrolluan apartamentin e Sarah-s dhe arrestuan të rinjtë.
Ajo gjithashtu kishte incizuar një video ku tregonte devotshmërinë ndaj ISIS-it dhe se si cak kishte Kullën Eiffel.
Ndërsa nëna e saj ende insiston se vajza e saj është e pafajshme dhe se së shpejti do të kthehet në shtëpi./Arbresh.info
Nisë protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë n...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi