Ishte dënuar për plagosjen me thikë të gruas, por u lirua javën e kaluar prej amnistisë së qeverisë për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Mirëpo pas kthimit në liri, turku Muslum Aslan vrau vajzën e tij 9 vjeçe, këtë të martë.
Ai ishte arrestuar një vit më parë për plagosjen e gruas së tij Rukiye Aslan dhe kur 33-vjeçari u lirua, shkoi në banesën e së shoqes, ku tentoi që të rrëmbente tre fëmijët e tyre.
Por aty nisi një sherr i dhunshëm, ku 9-vjeçarja Ceylan Aslan u rrah për vdekje nga i ati. Muslum u arratis nga vendi i krimit, por u arrestua pak më vonë në një park. E mitura u dërgua në spital, por gjeti vdekjen për shkak të plagëve të marra.
Rukiye e cila kishte kërkuar divorcin tha gjatë marrjes në pyetje, “I rrihte vazhdimisht fëmijët. E përplasi vajzën e madhe pas muri dhe më pas e rrahu me një tub, duke e lënë mes një pellgu gjaku për tu arratisur. Ime bijë vdiq, ndërsa unë dua që ai të ndëshkohet egërsisht për atë që bëri”.
Vdekja e vogëlushes Ceylan, shkaktoi indinjatën e shumë shoqatave në mbrojtje të së drejtës së grave, duke i kërkuar qeverisë që të mos lirojë burrat e dënuar për dhunë në familje./ts/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...