Google ADS

Del në qarkullim monedha speciale me portretin e Mbretit Charles

18:00 | 10 Gusht 2023
E.G

Një monedhë speciale prej 50 pensësh që shënon Kurorëzimin e Mbretit Charles do të hyjë në qarkullim këtë javë. Miliona monedha 50p që mbajnë portretin e Mbretit do të jenë të disponueshme përmes zyrave postare dhe bankave në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Minti Mbretëror po lëshon pesë milionë monedha, me një dizajn të bazuar në Westminster Abbey, ku u zhvillua kurorëzimi i mbretit në maj. Në të duket portreti zyrtar i Mbretit. Monedha është projektuar nga skulptori Martin Jennings dhe është miratuar personalisht nga monarku.

“Kjo do t’i lejojë publikut “të gjejë një pjesë të historisë në ndryshimin e monedhës”, thanë ideatorët.

Deri më tani, monedha prej 50 pensë ka qenë shenja më e dukshme e ndryshimit në prerjen e monedhave. Kjo monedhë e re e kurorëzimit pason një monedhë të mëparshme, të lëshuar në dhjetor e cila ishte monedha e parë me qarkullim masiv që tregonte kokën e mbretit. Nuk është shpallur ende një orar për emetimin e monedhave të reja, megjithëse kartëmonedhat e para të King Charles pritet të shfaqen vitin e ardhshëm.

The Royal Mint pret që monedha e kurorëzimit – me portretin dhe shenjat e mbretit Charles – të jetë e njohur në mesin e “anëtarëve të publikut të etur për të zotëruar një pjesë të historisë britanike”.

Memoriali i parë prej 50 pence hyri në qarkullim në dhjetor, duke shënuar kalimin nga mbretëresha e ndjerë te mbreti.

Në fillim të këtij viti, Royal Mint zbuloi një varg monedhash përkujtimore që shënon kurorëzimin. Koleksionistë nga 89 vende i blenë monedhat menjëherë.

Monedhat e Mbretërisë së Bashkuar që mbajnë figurën e mbretëreshës së ndjerë do të në mbeten kurs ligjor dhe në qarkullim aktiv. Historikisht ka qenë e zakonshme që monedhat me figurat e monarkëve të ndryshëm të qarkullojnë. Autoriteti mbretëror tha se kjo siguron një tranzicion të qetë, me ndikim dhe kosto minimale mjedisore./euronews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme