Ish ministri meksikan për siguri, Genaro García Luna është deklaruar i pafajshëm në akuzat që e lidhin atë me kartelin e drogës Sinaloa.
García Luna, 52 vjeç ka mohuar të jetë përfshirë në organizatën kriminale në një gjykatë në Nju Jork, transmeton portali arbresh.info
Prokurorët e akuzojnë atë për lejim të “El Chapo” Guzman për të operuar lirshëm në Meksikë në këmbim të miliona dollarëve në ryshfet.
García Luna ishte shefi i lartë i sigurimit në Meksikë nga 2006 në 2012.
Gjatë kohës së tij në detyrë, ai themeloi forcën federale të policisë të Meksikës./arbresh.info/
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...