OKB ka reaguar në lidhje me pretendimet e Donald Trump për të blerë Groenlandën dhe Kanalin e Panamasë, i cili nuk përjashton mundësinë e përdorimit të ushtrisë apo fuqisë ekonomike.
“Ne kemi të bëjmë me një administratë amerikane në një kohë, por çështja e sovranitetit dhe integritetit territorial është e mbuluar gjerësisht në Kartën e OKB-së që të gjitha shtetet anëtare kanë nënshkruar”, zëdhënësi i shefit të OKB Stéphane Dujarric.
Më herët Gjermania dhe Franca mbajtën një qëndrim ndaj deklaratavë të presidentit të zgjedhur amerikan.
“Paprekshmëria e kufijve është një parim themelor i së drejtës ndërkombëtare”, tha kancelari gjerman Olaf Scholz. Në një postim më vonë, ai përsëriti qëndrimin e Berlinit duke thënë se “kufijtë nuk duhet të zhvendosen me forcë”.
Ndërsa ministri i Jashtëm francez Jean-Noël Barrot kujtoi se Groenlanda është “territor evropian” dhe përjashtoi “që BE-ja mund të lejojë kombet e tjera në botë, kushdo qofshin ata… të sulmojnë kufijtë e saj sovranë”./abcnews.al
Zjarri shkatërron muzeun e famshëm 40 vjeçar në Altadena
Prokuroria nis hetimet për vdekjen e të miturit në Korçë
Diaspora voton nga sot/ Haradinaj ka një mesazh për të
MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telef...
SPAK kërkon konfiskim të pasurive të trafikuesve të drogës n...
Rohde shijon diellin në Prizren