Pekini dhe Tajpei janë deklaruar pasi shefi ekzekutiv i Teslas, Elon Musk, ka deklaruar se Tajvani duhet të bëhet zonë e posaçme administrative e Kinës.
Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, deklaroi gjatë një interviste për Financial Times, se beson që dy qeveritë mund të arrijnë një marrëveshje “të arsyeshme dhe të pëlqyeshme”.
Ambasadori i Kinës në Shtetet e Bashkuara ka mirëpritur deklaratat e Musk, por homologia e tij tajvaneze ka deklaruar se liria “nuk është në shitje”.
Tajvani është ishull vetëqeverisës, por Pekini pretendon se ishulli është pjesë e territorit të tij.
“Rekomandimi im do të ishte të krijohej një zonë e posaçme administrative për Tajvanin, diçka shumë e pëlqyeshme, që me gjasë nuk do t’i bënte të gjithë të lumtur”, tha Musk për Financial Times.
“Kjo është e mundur, besoj se ata mund të arrijnë një marrëveshje më të përshtatshme sesa ajo me Hong Kongun”, shtoi ai.
Ambasadori kinez në SHBA, Qin Gang, mirëpriti sugjerimin e Musk për të krijuar një zonë të posaçme administrative. Ai tha në Twitter se “një ribashkim paqësor” dhe se modeli “një shtet me dy sisteme” që përdoret për të qeverisur Hong Kongun, është “parimi bazik” i Kinës “për të zgjidhur çështjen e Tajvanit”.
“Me kusht që sovraniteti i Kinës, interesat e sigurisë dhe zhvillimit janë të garantuar, pas ribashkimit Tajvani do të gëzonte një autonomi të madhe si rajon i posaçëm administrativ, me një hapësirë të madhe për zhvillim”, shtoi ai.
Këtyre deklaratave u është kundërpërgjigjur Hsiao Bi-khim, ambasadorja de-fakto e Tajvanit në Uashington.
“Tajvani shet shumë produkte, por liria dhe demokracia jonë nuk janë në shitje”, shkroi ajo në Twitter.
“Çdo propozim i qëndrueshëm për të ardhmen tonë do të përcaktohet në mënyrë paqësore, pa detyrim dhe duke respektuar dëshirat demokratike të popullit të Tajvanit”, shtoi ajo.
Kina dhe Tajvani janë ndarë gjatë luftës civile të vitit 1940. Megjithatë, Pekini insiston se ky ishull do t’i kthehet dikur./rel
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...