Google ADS

Deklarata shokuese e admiralit amerikan: Marina po përgatitet për një luftë me Rusinë dhe Kinën në Atlantikun e Veriut

07:22 | 14 Gusht 2018
Arbresh.info

Stuhia e vërtetë e kuqe po rritet? Marina e Rusisë është kthyer. A është gati Amerika dhe NATO?

Fluturimet ruse dhe kineze janë bërë gjithnjë e më aktive në Atlantikun e Veriut gjatë pesë viteve të fundit, duke bërë të nevojshme kthimin në një “mentalitet konkurrues” midis komandantëve të Marinës së SHBA, tha të hënën shefi i Operacioneve Detare Admirali John Richardson, shkruan revista ushtarake The National Interest.

“Ne po flasim për më shumë aktivitete sesa kemi parë në 25 vjet,” tha Richardson për lëvizjet detare ruse në Atlantikun e Veriut në një intervistë për Zërin e Amerikës, duke shtuar se marina kineze “sigurisht që është në garën e konkurencë për të sfiduar SHBA. ”

Zëvendës Admirali Charles A. Richard, kreu i ri i Forcave të Nëndetësëve të Shteteve të Bashkuara dhe Komandës Aleate të nëndetësëve, e shprehu më qartë kur mori komandën më 3 gusht: “Përgatituni për betejë!”

Paralajmërimet e admiralëve pasqyrojnë kërcënimet e përshkruara në Strategjinë Kombëtare të Mbrojtjes 2018, e cila i bën thirrje ushtrisë së SH.B.A.-së të bëjë konkurrencë “të fuqishme” me shtetet si Rusia dhe Kina në fokusin e saj primar sesa  në luftën kundër terrorizmit.

Në maj, marina njoftoi riaktivizimin e Flotës së 2-të për të mbikëqyrur operacionet detare përgjatë bregut lindor të Shteteve të Bashkuara dhe në të gjithë Atlantikun e Veriut për të kundërshtuar kërcënimin në rritje të ambicieve territoriale të Moskës ndaj aleatëve të NATO-s.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme