Megjithë grindjen për klimën, krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të G20-s kanë rënë dakord për një deklaratë të përbashkët.
Ashtu si në Buenos Aires, 19 nga 20 shtete të G20-s duan të pranojnë Marrëveshjen e Parisit për Klimën, SHBA i mbetet qëndrimit të saj refuzues, transmeton portali arbresh.info.
Në deklaratë theksohet, se detyrimet që dalin nga Marrëveshja e Parisit janë „të pakthyeshme”.
Tutje në deklaratë thuhet se synohet bashkëpunim mes vendeve të Grupit të 20-ës me organizatat e OKB-së lidhur me politikën e emigracionit.
Deklarata e liderëve
Ne, Udhëheqësit e G20, u takuam në Osaka, Japoni më 28-29 qershor 2019 për të bërë përpjekje të bashkuara për të adresuar sfidat e mëdha ekonomike globale. Ne do të punojmë së bashku për të nxitur rritjen ekonomike globale, duke shfrytëzuar fuqinë e inovacionit teknologjik, në veçanti digjitalizimin dhe aplikimin e tij për të mirën e të gjithëve.
Duke u bazuar në punën e bërë nga presidencat e mëparshme, ne do të përpiqemi të krijojmë një cikël të virtytshëm të rritjes duke adresuar pabarazitë dhe duke realizuar një shoqëri ku të gjithë individët mund të shfrytëzojnë potencialin e tyre të plotë. Ne jemi të vendosur të ndërtojmë një shoqëri të aftë për të kapur mundësitë dhe për të trajtuar sfidat ekonomike, sociale dhe mjedisore, të paraqitura sot dhe në të ardhmen, duke përfshirë ato të ndryshimeve demografike.
Ne do të vazhdojmë përpjekjet për të nxitur zhvillimin dhe për të adresuar sfidat e tjera globale për të shtruar rrugën drejt një bote gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, siç parashikohet në Agjendën 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm.
Të plotë deklaratën në gjuhën angleze mund ta gjeni KËTU
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...