Sirena që paralajmërojnë sulme me raketa u dëgjuan në pjesën qendrore të Izraelit, përfshirë Tel Avivin më 26 maj, për herë të parë pas disa muajsh, teksa Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – tha se ka gjuajtur një breshëri raketash nga Gaza.
Krahu ushtarak i Hamasit përgjegjësinë për sulmin, përderisa në Gazën qendrore janë dëgjuar zhurma të lëshimit të raketave.
Ushtria izraelite tha se tetë predha kaluan në territorin e Izraelit, pasi u lëshuan nga qytetin Rafah, në jug të Gazës, ku forcat izraelite së fundi kanë nisur një ofensivë.
Ushtria izraelite tha se “një numër” i raketave janë rrëzuar.
Hamasi ka vazhduar të sulmojë me raketa komunitetet përreth Gazës, që kur ka nisur luftën me Izraelin më 7 tetor.
Nuk ka ende informacione për viktima apo dëme nga breshëria e fundit e raketa e lëshuar nga Hamasi.
Lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit nisi pasi grupi radikal palestinez sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor, duke vrarë 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë.
Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 35.800 palestinezë.
Izraeli thotë se po zhvillon ofensivë në Gazë me synimin që të zhdukë Hamasin, i cili udhëheq këtë territor./Radio Evropa e Lirë/
“Po bëhet nami” – Sara i tregon Drilonit informacione nga ja...
Qindra fëmijë të lindur para kohe trajtohen çdo vit në QKUK
Serbët në Kosovë festojnë Krishtlindjen Ortodokse
Pas interesit të Trump për të “blerë” Groenlandën, djali i t...
Policia shqiptoi 1853 gjoba trafiku për 24 orë
Biden takohet me familjet, nderon viktimat në Nju Orlins