Një pushim i shkurtër nga sulmi i dëborës për rajonet bavareze në jug të Gjermanisë dhe Austri ka qenë vetëm nata e së premtes. Në fundjavë kërcënon sërish ashpërsimi i gjendjes.
Kryeministri bavarez, Markus Söder të shtunën shkoi në rajonet e prekura nga rënia e madhe e dëborës që ka shkaktuar mjaft vështirësi.
Söder u informua edhe për aksionet e ndihmës të forcave të shpëtimit në Bad Tölz. Të shtunën në mbrëmje fillojnë sërish reshje të mëdha dëbore.
Në pesë qarqe bavareze është shpallur gjendja e alarmit.
Nga e shtuna deri të hënën në mbrëmje do të bjerë dëborë edhe në malësitë gjermane saksone, por sidomos në zonat e Alpeve dhe Pyllin Bavarez reshjet priten të jenë shumë të mëdha.
Rrezik paraqesin sidomos çatitë e rënduara nga sasia e madhe e dëborës.
Ushtria gjermane ka dërguar 350 ushtarë në rajonet e prekura që të pastrojnë masat e dëborës, të furnizojnë banorët me ushqime e të transportojnë ndihmësit vullnetarë me automjete të rënda. 300 ushtarë të tjerë janë në gatishmëri.
Një zëdhënës i Kryqit të Kuq Bavarez është shprehur se „megjithë angazhimin disa ditor të vullnetarëve, shohim forca mjaft motivuara”.
Shqetësim përbën në rajon edhe rreziku i orteqeve. Fluturimet ajrore po ashtu janë prekur nga situata e dëborës.
Në aeroportet e Mynihut dhe Frankfurtit janë anuluar të premten 100 fluturime. Edhe hekurudha nuk paraqitet në gjendje më të mirë, mjaft linja hekurudhore nuk përshkohen për shkak të dëborës. Në Austri forcat e shpëtimit morën me helikopter nxënësit e një shkolle gjermane që ishin bllokuar nga dëbora.
Tavo: Do të japim certifikatat e AMTP-ve dhe legalizimin e s...
Hetimet për sulmin në Magdeburg, të dyshuarit i është caktua...
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...