Dëbohet shqiptarja pas 18 viteve në Amerikë

08:13 | 18 Maj 2018
Arbresh.info

Një grua me tre fëmijë, të tre të lindur në Amerikë dhe pa dosje kriminale është dëbuar të mërkurën në Shqipëri.

Cile Precetaj është arrestuar së fundmi kur aplikoi për leje qëndrimi gjatë një vizite rutinë në zyrat e emigracionit në Detroit, transmeton portali arbresh.info.

Cile Precetaj dhe bashkëshorti i saj Pete Gojcaj

Bashkëshorti i saj, Pete Gojcaj, bën të ditur se zyrtarët i kishin thënë se do ta njoftonin nëse gruaja do t’i dëbohej, por që nuk ishte bërë një gjë e tillë.

“Fëmijët e mi janë të shkatërruar. Nuk ndalojnë së qari”, tha Pete Gojcaj për Detroit Free Press.

Cile ishte që nga viti 2000 në SHBA ku kishte kërkuar azil, pasi që siç kishte thënë ajo ishte në rrezik nga rrëmbyesit në Shqipëri të cilët donin ta bënin atë prostitutë.

Se çfarë do të bëhet me fatin e Ciles ende nuk dihet./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme