Dëbohet një diplomat rus nga Norvegjia

14:33 | 19 Gusht 2020
Arbresh.info

Norvegjia mori vendimin për të dëbuar një diplomat të Federatës së Rusisë me detyrë në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të gazetës NY Times, Ministria e Jashtme e Norvegjisë njoftoi se ka deportuar një diplomat rus që punon në vend.

Duke mos dhënë detaje mbi çështjen, gazeta ka raportuar se vendimi ka ardhur pasi një shtetas norvegjez u arrestua ditë më parë me dyshimin për “spiunazh”.

Policia norvegjeze në një njoftim kishte deklaruar se personi i arrestuar dyshohet se ka transferuar informacion tek një punonjës i shërbimit inteligjent rus.

Ndërkohë edhe Çekia më 6 qershor dhe Sllovakia më 10 gusht dëbuan nga dy diplomatë të Federatës Ruse me dyshimin për “spiunazh”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme