Një 61 vjeçar nga Kosova është dëbuar nga Zvicra për 12 veprat që kishte bërë.
Malushi (emri i ndryshuar i personit në fjalë), së fundmi është gjykuar nga Gjykata e Qarkut në Lenzburg për disa vepra si: djegia e një makine, demolimi i një makine tjetër si dhe lëndimi i një personit.
Siç raportohet nga “Aargauer Zeitung” akuzat ndaj janë nga zjarrvënia dhe lëndimi trupor deri te dëmtimi i pronës, keqpërdorimi, kërcënimet dhe tentativa për shtrëngim.
Po ashtu në aktakuzë përfshihen edhe disa kundërvajtje në trafikun rrugor.
Ai kishte qenë në paraburgim për 176 ditë, dhe sërish është lënë i lirë që nga muaji mars.
Paraburgimi i është zëvendësuar atij duke u trajtuar me terapi ambulantore në spital. Po ashtu edhe duke mos e lejuar të largohet nga Zvicra, sepse sipas raportit psikiatrik “Malushi”, është diagnostikuar me një çrregullim afektiv bipolar.
Kjo ka ndikuar që atij t’i lehtësohet dënimi.
“Vitin e kaluar unë i kam rënë murit me kokë”, është shprehur Malushi në gjykatë.
Sipas raportimit të gazetës zvicerane krejt këto filluan pasi ai u nda nga gruaja e tij. Nga 12 veprat që rëndojnë mbi të është zjarrvënia.
Duke u bazuar në aktakuzë 61 vjeçari donte të hakmerrej ndaj një të njohuri për shkak të një “konflikti që kishte ndodhur vite më parë”.
Për këtë qëllim, ai i kishte vënë zjarrin makinës së tij në një parking të kompanisë në Othmarsingen duke përdorur një koktej molotovi dhe kishte shkaktuar 20 mijë franga dëme materiale, kjo sipas prokurorit publik.
Sipas prokurorit kosovari kishte treguar “energji të konsiderueshme kriminale” sepse e kishte planifikuar veprimin e tij në detaje: për shembull, ai kishte mësuar si prodhohet bomba Molotov, kishte zgjedhur pikërisht një natë me shi, kishte çmontuar paraprakisht targat e tij dhe e kishte deponuar telefonin e tij mobil në një dyqan.
Burri nga Kosova jetonte në Zvicër që nga viti 1983.
Ai këtu kishte punë të ndryshme dhe veç tjerash shiste makina të përdorura që i kishte blerë për disa qindra franga.
“Ndonjëherë bëja një fitim të vogël, ndonjëherë fare ose humbja”, deklaroi ai para gjykatës.
Në një rast, kur “Malushi” nuk kishte marrë paratë e tij nga një shitje, bëhet fjalë për rreth 400 franga dhe kishte parë makinën të parkuar në Zurich, “nga inati, ai kishte vendosur të prishte makinën me një shufër hekuri dhe të thyente të gjithë xhamat.
Lidhur me këtë rast Malushi thotë se kishte dashur që ta bënte makinën e palëvizshme.
Më pas, personi i njohur Patrisi, ai i cili e kishte huazuar makinën nga pronari i ri, kishte ndërhyrë, por Malushi kishte vazhduar ta godiste Patrisin në kyçin e dorës së djathtë, duke i shkaktuar një ndrydhje dhe duke i prishur orën e dorës, raporton Aargauer Zeitugn përcjell Klankosova.tv.
Ndaj Malushit vijojnë edhe vepra të tjera të ndryshme.
Prokuroria publike ka kërkuar 30 muaj burg plus terapi ambulatore, 40 njësi ditore prej 20 frangash dënim me para, 1000 franga gjobë dhe dëbim dhjetëvjeçar nga vendi. Gjithashtu, sipas prokurorisë, Malushi duhet të kryejë shpenzimet e hetimit, procedurave dhe ndjekjes penale gjithsej 22 mijë e 240 franga).
Ndërsa kryetarja e Gjykatës, Danae Sonderegger Coradi, ka pranuar shumicën e kërkesave, por në vendimin e saj i ka shqiptuar 30 muaj pjesërisht të kushtëzuar: 24 muaj janë shlyer dhe vetëm gjashtë muaj duhet t`i mbajë si burg efektiv, të pakushtëzuar.
Por, kaq dhe madje më shumë muaj ai i ka vuajtur tashmë në paraburgim dhe ditët e tepërta të paraburgimit do të llogariten në çdo paraburgim të shqiptuar për ndonjë vepër të re.
Terapia ambulatore nuk i është urdhëruar pasi Malushi do të dëbohet nga vendi pasi vendimi të ketë marrë formë të prerë.
Sipas deklaratës së tij, Malushi tani dëshiron të plaket në Kosovë dhe të kujdeset për nënën e tij.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?