Angela Merkel dhe Martin Schulz janë ballafaquar në debatin elektoral mes tyre ku lideri i Socialdemokratëve priste të rriste popullaritetin e tij dhe të dëmtonte atë të kancelares aktuale Merkel.
Ish-presidenti i Parlamentit Europian u munda ta sulmojë Merkel për politikat e saj, sipas tij, pasive dhe tha se Gjermanisë i nevojitet një lider që ta formësojë të ardhmen dhe jo vetëm ta menaxhojë atë.
Edhe Merkel u fokusua në ndryshimet e së ardhmes dhe foli për ekonominë digjitale e kohezionin e nevojshëm shoqëror.
Ajo nuk shkëlqeu në debat, por as që iu dush, për shkak se sulmet e Schulz ndikuan pak, ose aspak në opinionin e teleshikuesve, siç merret vesh nga rezultatet e një sondazhi që u bë derisa debati po mbahej, shkruan The Guardian.
Sipas këtij sondazhi, 44 për qind e shikuesve thanë se Merkel ishte më bindëse se Schulz.
Ky debat shihej si mundësia e fundit e socaldemokratëve për ta ndryshuar momentumin, por që sonte nuk ndodhi ashtu dhe problem që të ndodhë një ndryshim drastik edhe në ditët e ardhshme para zgjedhjeve nacionale./kk
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...