Modeli i orareve tё punёs nё Gjermani shpjeguar thjeshtё ёshtё: 40 orё nё javё tё ndara nё pesё ditё tё javёs. Disa ekspertё kёtё model e quajnё tё vjetёruar dhe kёrkojnё t’i jepet fund modelit tё ditёs tetё orёshe.
Kёshilli i ekspertёve tё ekonomisё, i cili konsulton qeverinё, e konsideron tё vjetёruar modelin ekzistues tё orarit tё punёs nё Gjermani dhe kёrkon qё orari i punёs tё “fleksibilizohet” rrёnjёsisht.
“Ideja pёr ta filluar punёn nё mёngjes nё orёn tetё nё zyrё dhe tё largohesh prej saj pasdite vonё, nuk ёshtё nё pёrshtatje me kohёn”, i tha gazetёs “Die Ëelt” Christoph Schmidt, kryetar i Forumit tё Ekspertёve. Legjislacioni pёr mbrojtjen e punёmarrёsve nё Gjermani ka qenё efikas, por sot nuk ёshtё mё i pёrshtatshёm me botёn e digjitalizuar tё punёs. Nё Gjermani sipёrmarrёsit e kanё tё ndaluar, qё t’i lejojnё tё punojnё punonjёsit mё shumё se tetё orё nё ditё. Nёpunёsit gjithashtu duhet tё kenё njё pushim dreke prej 30 minutash si dhe nga njёra ditё pune nё tjetrёn tё paktёn 11 orё shkёputje pёr t’u ҁlodhur.
“Mё pak orё pune nuk do tё ishte e pёrshtatshme”
Sipas komisionit tё eksperёtve, pesё kokave tё ekonomisё gjermane, kjo rregullore i kufizon shumё sipёrmarrёsit. Nё raportin e tyre tё publikuar njё javё mё parё, ekonomistёt kёrkojnё, qё java e punёs tё jetё e kufizuar nё 48 orё, por nё vend tё tetё orёve nё ditё duhet tё vendosen mё shumё pёrjashtime, nё mёnyrё qё edhe distanca prej 11 orёsh nga njёra ditё pune nё tjetrёn tё konceptohet me mё shumё fleksibilitet. Po ashtu ekspertёt nuk janё pёr pakёsimin e orёve tё punёs. “Nё kohёn e ndryshimeve demografike dhe mungesёs sё forcave tё kualifikuara tё punёs” njё masё e tillё, sipas tyre, ёshtё e papёrshtatshme.
Orari i punёs temё debati nё bisedimet pёr koalicionin qeverisёs
Ligji pёr orarin e punёs ёshtё njё ndёr pikat mё tё debatueshme nё bisedimet pёr krijimin e koaliconit tё ri qeverisёs nё Berlin. Unioni konservator “CDU/CSU” dhe liberalёt “FDP” favorizojnё zbutjen e ligjeve ekzistuese, ndёrsa ekologjistёt insistojnё pёr fleksibilitet mё tё lartё nё favor tё punёmarrёsve.
Shoqatat e punёdhёnёsve kёrkojnё prej kohёsh, qё tё ndryshojё ligji pёr orarin e punёs, ndёrsa sindikatat e refuzojnё kёtё duke konsideruar se kjo u imponon mё shumё punё punёmarrёsve.
Nё Gjermani, si edhe nё shumё vende tё tjera, ligjet pёr orarin e punёs janё bёrё si njё rregullore e shenjtё e paprekshme. Kjo ka tё bёjё me historinё e kёtyre ligjeve, sepse kёto rregulla janё arritur me luftё ndёr dekada. Nё kufiizmin e orarit tё punёs njё rol shembullor ka luajtur Kompania Ford Motor Company nё SHBA, e cila nё vitin 1914 ua shkurtoi orarin e punёs ditore punёtorёve tё vet.
Pёrkundёr tё gjitha pritjeve Fordi pёrmes kёtij hapi mundi ta rrisё produktivitetin, gjё qё u dha shkas firmave tё tjera tё ndjekin tё njёjtin shembull. Nё Gjermani disa firma, ndёr to Bosch dhe Bayer, qysh nё fillim tё shekullit tё 20 aplikuan ditёn tetё orёshe tё punёs. Me fundin e Luftёs sё Parё Botёrore nё vitin 1918 ky rregull u pёrcaktua me ligj nё Gjermani – ndonёse e shtuna mbeti edhe pёr disa dekada si ditё pune. Nё vitet 1970-tё pёr shumicёn e tё punёsuarve u vendos me ligj rregulli i javёs me 40 orё pune./DW
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...