Google ADS

Debat i ashpër për zgjedhjet presidenciale: Biden e quan palaço Trumpin

08:31 | 30 Shtator 2020
Arbresh.info

Presidenti Donald Trump dhe sfiduesi i tij Joe Biden janë përplasur ashpër në një nga debatet më kaotike dhe më të tërbuara në vite.

Mes bërtimave dhe thirrjeve të emrave, të dy luftuan për pandeminë, epërsinë e të bardhëve dhe ekonominë gjatë forumit 90 minutësh në Cleveland, Ohio, transmeton portali arbresh.info.

Biden e quajti presidentin një palaço dhe i tha ta mbyllte. Kurse Trump e përmendi përdorimin e drogës nga djali i rivalit të tij.

Sondazhet e opinioneve sugjerojnë që Biden ka një avantazh mbi Trump.

Por me 35 ditë deri në zgjedhje, anketat nga disa shtete të rëndësishme tregojnë një garë më të ngushtë.

Sondazhet gjithashtu sugjerojnë se një në 10 amerikanë ende nuk kanë vendosur se për kë të votojnë. Por analistët thanë se debati i së martës mbrëma – i pari nga tre – ndoshta nuk do të bënte shumë ndryshim në zgjedhje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme