Google ADS

De Niro sulmon Trumpin nga Lindja e Mesme

22:03 | 11 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Aktori i njohur, Robert De Niro ka zënë si preteks qëndrimin e administratës Trump mbi ndryshimet klimatike dhe para një audience në Lindjen e Mesme ai ka theksuar se ai vjen nga një vend i “prapambetur” që po vuan nga një “marrëzi e përkohshme”.

Ai tha se në vendin që ai e përshkruan, kreu i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit sugjeroi javën e kaluar se ngrohja globale mund të jetë një gjë e mirë për njerëzimin, transmeton portali arbresh.info

“Unë po flas për vendin tim, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk dua të them që jemi një vend i prapambetur, por dua të theksoj se jemi duke vuajtur nga një marrëzi e përkohshme”, tha ai.

De Niro morri duartrokitje të mëdha kur duke qeshur tha se SHBA-ja “përfundimisht do kuruar veten në mënyrë që të nxjerrë jashtë liderin më të rrezikshëm në botë”.

Ai këto komente i ka bërë në Samitin e Qeverisë Botërore të Dubait./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme