Ish-kryeministri britanik i cili bëri thirrje për Brexit në vitin 2016, thotë se i vjen keq për ndarjet që janë shkaktuar.
Në një intervistë të botuar të shtunën, David Cameron, ka thënë se mendon për pasojat e referendumit të Brexit “çdo ditë të vetme” dhe shqetësohet “dëshpërimisht” për atë që do të ndodhë më pas, transmeton portali arbresh.info
“Unë jam thellësisht i penduar për rezultatin dhe pranoj që qasja ime dështoi,” tha ai. “Vendimet që mora kontribuan në atë dështim. Unë dështova.”
52 vjeçari ka kërkuar falje publike për rrjedhjen e ngjarjeve që çuan në fundin e papritur të kryeministrisë së tij muajin tjetër dhe e solli Britaninë në një krizë politike të pafund. Ai pranoi se shumë njerëz e fajësojnë atë për ndarjet e Brexit që janë thelluar që nga referendumi dhe nuk do ta falin kurrë, por ai mbrojti vendimin e tij për të thirrur votimin.
Cameron, i cili shërbeu si kryeministër nga 2010 deri në 2016, foli për gazetën Times për të promovuar librin mbi kujtimet e tij, që do të botohet së shpejti.
Ai kishte mbështetur qëndrimin në BE dhe dha dorëheqjen mëngjesin pas referendumit 2016, duke qëndruar jashtë politikës zgjedhore dhe kryesisht jashtë vëmendjes së publikut që nga atëherë.
Pasardhëse e tij ishte Theresa May, e cila u mundu që të fitonte mbështetjen e parlamentit për një plan divorci për të cilin ra dakord me krerët e BE-së.
Ajo dha dorëheqje duke lënë pozitën për Boris Johnson, i cili kërkon që Britania e Madhe të largohet nga BE-ja me 31 tetor, edhe pa marrëveshje./arbresh.info/
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...