Google ADS

David Cameron bëhet pishman mbi këtë gjë në lidhje me Rusinë

00:32 | 17 Mars 2022
Trina Galanxhi

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, ka deklaruar se është bërë pishman për përgjigjjen e “dobët” ndaj pushtimit rus në Gjeorgji në vitin 2008.

Ai i bëri komentet kur u pyet nëse kishte ndonjë keqardhje për kohën e tij në detyrë dhe ai këmbënguli që në kohën kur u bë kryeministër dhe Moska pushtoi Krimenë në 2014, përgjigja ishte më e forte, shkruan sky, transmeton portal arbresh.info

Por ai tha se kishte “një ndjenjë që, shikoni, duhej të përpiqeshe të gjeje një mënyrë për të punuar me këta njerëz”.

I pyetur mbi fjalimin që mbajti në Universitetin Shtetëror të Moskës në vitin 2011, ku tha se Britania dhe Rusia do të ishin “më të forta së bashku”, ai tha:

“Ajo për të cilën më vjen keq është që në vitin 2008, kur isha lider i opozitës, kur Rusia pushtoi efektivisht Gjeorgjinë. Për këtë arsye shkova në Tbilisi, për të shfaqur solidaritetin tim me Presidentin Saakashvili”.

“Dhe nëse shikoni përgjigjen perëndimore ndaj Gjeorgjisë, ajo ishte e dobët, nuk kishte sanksione, nuk kishte presion”, shtoi ai.

“Ne duhet ta kishim bërë këtë në 2008 dhe ne u sollëm ndryshe në 2012 kur Putin pushtoi Krimenë, në 2014”, tha Cameron./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme