Një burrë rreth të 30-tave është vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga të shtënat në një dasmë turke në Francën verilindore, ka thënë policia. Mediat franceze raportojnë se tre burra të armatosur, me kapuç mbërritën në vendin e pritjes në Thionville mbrëmjen e së shtunës dhe hapën zjarr ndaj mysafirëve.
Duke cituar burime policore, gazeta Le Figaro raporton për larje hesapesh mes bandave të njohura në Moselle. Policia tha se mes të plagosurve ishte edhe një grua shtatzënë. Gazetat lokale raportuan nëse se policia po heton nëse automjeti erdhi nga Gjermania ose Luksemburgu rreth 15 km larg.
Rajoni kufitar i Lorenës ka parë shpesh incidente të dhunshme të lidhura me trafikun e drogës./abcnews.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...