Çifti që i shpëtoi agresionit rus hyri si refugjat në SHBA me qëllim që të kërkonin azil
Dashuria theu të gjithë kufijtë kur një rus u martua me një grua ukrainase në Tijuana, qyteti më i madh kufitar që lidh Meksikën me Kaliforninë, për të kërkuar azil në Shtetet e Bashkuara.
Më shumë se dhjetë mijë kilometra larg vendeve të tyre, rusi Semen Bobrovski dhe ukrainasja Darina Sakhniuk u martuan në zyrat e gjendjes civile të bashkisë së Tijuana.
Para pushtimit rus, çifti jetonte në Ukrainë dhe arritën të largoheshin nga vendi dhe të mbërrinin në Tijuana dy javë më parë për të aplikuar për statusin e refugjatit në Shtetet e Bashkuara.
Autoritetet amerikane lejuan që Semen të hynte në SHBA vetëm si refugjat, pasi komuniteti rus nuk është lejuar të hyjë në vend që nga fillimi i luftës. Të vetmit rusë që lejohen të hyjnë në SHBA janë ata që mund të vërtetojnë me një dokument se kanë familje atje.
Për shkak të kufizimit, çifti i kërkoi drejtorisë komunale të shërbimeve të emigrantëve në Tijuana mbështetje për t’u martuar.
Semen Bobrovski: Epo, në thelb nuk kemi menduar kurrë për këtë, nuk kemi menduar kurrë që ne të martohemi në një vend tjetër, sepse e planifikonim dasmën në Ukrainë, por gjërat ndodhën ashtu siç ndodhën, nuk e prisnim kurrë që të vinte lufta. Askush nuk e priste që të ndodhte dhe për shkak të kësaj, dua të them, ne jemi me fat dhe vërtet mirënjohës që jemi këtu, në këtë moment, me njerëzit që po na rrethojnë.
Në kufirin e SHBA me Meksikën, zyrtarët amerikanë lejojnë ukrainasit që ikin nga agresioni rus të hyjnë në Shtetet e Bashkuara dhe të qëndrojnë pa frikë për një vit. Qindra refugjatë ukrainas i kanë shpëtuar luftës në vendin e tyre dhe janë grumbulluar në kampe të improvizuara pranë portit ndërkombëtar që lidh Tihuanën me Kaliforninë.
Në fund të Marsit, presidenti i SHBA Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të pranonin deri në 100,000 ukrainas këtë vit./Klan News/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...