DASH: Sulmi i Iranit mund të kishte shkaktuar humbje jetësh

20:38 | 15 Prill 2024
D.H

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller deklaroi se mbrojtja e Izraelit ndaj sulmit të Iranit ishte efektive.

Miller u shpreh se sulmi mund të kishte shkaktuar humbje të konsiderueshme jetësh.

“Presidenti i SHBA-së dhe sekretari i shtetit janë “konsultuar gjerësisht me partnerët në rajon dhe në mbarë botën” në orët e fundit”, theksoi Miller.

“Ata po i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar të “veprojë si një front i bashkuar”, shtoi ai.

Duke dënuar veprimet e Iranit, Miller tha se sulmi “kërcënon të destabilizojë rajonin” dhe “shkel sovranitetin e disa shteteve”./abcnews.al

Të ngjashme