Sanksionet janë një mjet i rëndësishëm për të çrrënjosur korrupsionin në shtetet e Ballkanit Perëndimor, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price.
Ai këto komente i bëri pasi më 26 shtator, Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione ndaj Prokurores së Shtetit të Bosnjë e Hercegovinës, Diana Kajmakoviq.
Price tha se një prej qëllimeve të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor është që punojë me qeveritë për të luftuar korrupsionin.
“Sanksionet do të mbeten një mjet i rëndësishëm – por jo mjeti i vetëm i rëndësishëm – kur bëhet fjalë për rajonin dhe për qëllimin tonë. Këtë qëllim ne e ndajmë me qeveritë dhe banorët e këtij rajoni, pra për të çrrënjosur korrupsionin”, tha ai.
Sipas njoftimit të Thesarit, Kajmakoviq u sanksionua për shkak të “cenimit të vazhdueshëm të demokracisë dhe sundimit të ligjit” në Bosnjë e Hercegovinë.
Kajmakoviq është zyrtarja e fundit në serinë e disa zyrtarëve në Bosnjë e Hercegovinë dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor që janë sanksionuar nga SHBA-ja.
Në prill të këtij viti, SHBA-ja vendosi sanksione ndaj shtatë personave, që u thanë se kanë qenë të përfshirë në vepra korruptive. Në mesin e tyre ishin dy shtetas të Shqipërisë, dy zyrtarë të Bosnjë e Hercegovinës, një të Malit të Zi dhe dy në Maqedoninë e Veriut, përfshirë ish-kryeministrin maqedonas, Nikolla Gruevski.
Po ashtu, gjatë vitit të kaluar, SHBA-ja ka sanksionuar edhe disa zyrtarë të Bosnjë e Hercegovinës, por po ashtu zgjeroi sanksionet ndaj liderit të serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, për vepra korruptive.
Dodik fillimisht ishte sanksionuar nga SHBA-ja më 2017.
Po ashtu, në dhjetor të vitit 2021, Departamenti amerikan i Thesarit, sanksionoi shtatë serbë nga Kosova për përfshirje në aktivitete të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Serbët e sanksionuar janë: Millan Radoiçiq, Zvonko dhe Zharko Vesellinoviq, Sërgjan Vulloviq, Zhelko dhe Andrija Bojiq, si dhe Radulle Steviq./rel
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri