Gjatë vizitës së kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në Ukrainë, sulmi sulmoi me raketa balistike Odesan duke lënë tre të vdekur. BE dhe SHBA kanë dënuar agresionin rus duke nënvizuar se qëndrojnë krah Ukrainës.
Gjithashtu një reagim ka bërë edhe Departamenti i Shtetit, duke theksuar se SHBA është në kontakt të vazhdueshëm me Greqinë dhe Ukrainën.
Përfaqësuesi i DASH, Matthew Miller, u shpreh: “Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me të dy vendet. Rusia vazhdon të godasë Ukrainën çdo ditë. Kjo tregon edhe nevojën që ka Ukraina për mbështetje dhe për sisteme të mbrojtjes ajrore. Pra Kongresi i SHBA duhet të veprojë siç ne i kemi kërkuar, në mënyrë që të mbështesë Ukrainën në luftën e sak kundër agresionit rus./abcnews.al/
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...