Danimarkë, luftëtarët e Shtetit Islamik nuk janë të mirëpritur

22:41 | 11 Nëntor 2019
Arbresh.info

Danimarka deklaroi se individët që kanë luftuar për Shtetin Islamik nuk janë të mirëpritur në vendin skandinav, pasi Turqia filloi riatdhesimin e luftëtarëve të huaj.

“Luftëtarët e huaj nuk janë të mirëpritur dhe duhet të dënohen atje ku kanë kryer krimet e tyre”, theksoi ministri danez i Drejtësisë, Nick Haekerup.

“Qeveria daneze dëshiron që procesi të rregullohet dhe ata që kthehen në Danimarkë duhet të ndëshkohen sa më rreptë të jetë e mundur. Nëse ata janë dënuar jashtë vendit, autoritetet duhet të hetojnë nëse mund të ndëshkohen më tej”, shtoi Haekerup.

Ministria daneze për Emigracionin dhe Integrimin deklaroi se ende nuk është marrë asnjë vendim nëse shtetësia daneze do t’i zhvishet individëve me nënshtetësi të dyfishtë, të cilët kanë luftuar përkrah Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, por shtoi se disa raste janë në shqyrtim./atsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme