Projektit për të ndërtuar një ishull gjigant duke siguruar mjaftueshëm energji për tre milion familje i është dhënë drita e gjelbër nga politikanët në Danimarkë.
Ishulli i parë i energjisë në botë do të jetë i madh sa 18 fusha futbolli, por ka shpresa që të rritet deri 3 herë më shumë, raporton BBC.
Do të shërbejë si një qendër për 200 turbina të erës në det të hapur.
Është projekti më i madh i ndërtimit në historinë daneze, duke kushtuar rreth €28bilion.
I vendosur 80km në det, ishulli artificial do të jetë pronë e shtetit dhe sektorit privat.
Shteti danez dhjetorin e kaluar shpallën që po përfundonin të gjitha eksplorimet e reja për derivate dhe gaz në Detin e Veriut.
Ministri i energjisë, Dan Jorgensen tha: “shteti thjesht po ndryshon hartën.”
“Kjo është madhështore,” tha për BBC Prof Ostergaard. “Është hapi tjetër i madh për industrinë e turbinave me erë. Ne po udhëheqnim në tokë, pastaj nisëm në det dhe tani po nisim një ishull të energjisë, kështu që do të mbajmë industrinë daneze në pozitë pioneri.”
Një ishull më i vogël i energjisë tani më është duke u planifikuar në Bornholm në detin Baltik, në lindje të Danimarkës. Marrëveshjet tani më janë nënshkruar që elektriciteti nga këtu t’i sigurohet Gjermanisë, Belgjikës dhe Holandës.
Derisa janë disa sekrete se ku do të ndërtohet ishulli i ri, është e ditur që do të jetë 80km brenda Detit Verior. Televizioni danez tha që studimi i Agjencisë së Energjisë Daneze vitin e kaluar kishte shënjuar dy zona në perëndim të bregdetit Jutland dhe që të dy kishin një thellësi të cekët prej 26-27m./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...