Danimarka, vendi i parë jashtë Azisë që lehtësoi masat e izolimit të marrja kundër përhapjes së koronavirusit, deklaroi se zbutja e tyre nuk e ka shtuar nivelin e infektimeve, edhe pse vendi hyri në fazën e dytë të rihapjes muajin e kaluar.
Shteti nordik lejoi që në muajin maj të hapeshin restorantet, kafenetë dhe qendrat tregtare, ndërkohë që në prill i kishte dhënë dritën jeshile çeljes së qendrave të kujdesit ditor, shkollave, parukerive dhe bizneseve të vogla.
“ Niveli i infektimit në shoqërinë tonë vazhdon të mbetet mjaft i ulët”, thanë autoritetet shëndetësore daneze, duke shtuar se numri i rasteve të reja në vend vazhdon të bjerë, pavarësisht se janë kryer më shumë teste. Edhe numri ditor i vdekjeve është shumë herë më i ulët se kur mbërriti kulmin në 31 mars me 22 vdekje brenda 24 orëve. Shtrimet në spital po ashtu kanë rënë në më pak se 100 që prej fillimit të qershorit.
“Ende nuk ka asnjë shenjë ndryshimi në shtrirjen e infeksionit pavarësisht hapjes graduale të shoqërisë sonë”, thuhet në raport. Të hënën qeveria daneze e ngriti kufirin maksimal të pjesëmarrjes në tubimet publike nga 10 në 50 dhe lejoi rihapjen e palestrave dhe pishinave publike, ndërsa në korrik e gusht, planifikon lehtësim akoma dhe më të fortë të kufizimeve për grumbullimet publike.
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...