Google ADS

Danimarka vendos masa të reja, pas rritjes së numrin të të infektuarve me COVID-19

21:09 | 7 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Danimarka pritet të mbyll të gjitha shkollat e larta dhe ato të mesme, lokalet, kafenetë dhe restorantet në 38 regjione këtë javë pas marrjes së masave të reja.

Arbresh.info transmeton se shpërndarja e infeksionit “është shumë e lartë dhe situata është shumë shqetësuese. Si rezultat, ne do të marrim masa të reja për të kontrolluar shkallën e infeksionit dhe të epidemisë,” tha kryeministri Mette Frederiksen.

Danezëve i’u është lejuar që për festat e fundvitit mund të mblidhen deri në 10 persona.

Danimarka ka arritur të shmang mbylljen e vendit gjatë muajit tetor dhe nëntor kur shumica e vendeve evropiane janë mbyllur shkak i valës së dytë të infektimeve me koronavirus.

“Masat e reja do të qëndrojnë në fuqi deri më 3 janarë”, ka thënë ministri i Shëndetësisë Magnus Heunicke, shkruan The Guardian./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme