Parlamenti i Danimarkës ka hedhur poshtë një projektligj për njohjen e shtetit palestinez, duke përmendur mungesën e parakushteve të nevojshme për një njohje të tillë.
Projektligji u prezantua në fund të muajit shkurt nga katër parti të majta, megjithatë shumë politikanë e kundërshtuan atë.
“Shumica dërrmuese e politikanëve danezë janë dakord se nuk do të ketë paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme pa një zgjidhje me dy shtete”, tha në parlament Sascha Faxe, deputete nga Partia Alternativa në parlament.
Faxe shtoi se ajo e sheh njohjen si një mënyrë për t’i dhënë të drejtat palestinezëve të zakonshëm.
Kur projektligji u debatua në parlament në muajin prill, ministri i Punëve të Jashtme, Lars Lokke Rasmussen, tha se qeveria nuk mund të njohë një shtet palestinez.
“Ne nuk mund të njohim një shtet të pavarur palestinez, sepse parakushtet nuk ekzistojnë realisht”, tha Rasmussen, duke iu referuar faktit se Palestina nuk ka një autoritet të vetëm funksional ose kontroll mbi territorin e saj.
Vendimi i Danimarkës vjen në të njëjtën ditë që fqinjët Norvegjia, Spanja dhe Irlanda njohën zyrtarisht shtetin palestinez, në atë që kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, e quajti një “vendim historik”.
Më shumë se 36 mijë palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë dhe mbi 79 mijë të tjerë janë plagosur në mes të shkatërrimit në masë dhe mungesës së nevojave në sulmin e Izraelit në Rripin e Gazës.
Sulmet kanë çuar në zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së Gazës mes mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve. Sipas OKB-së, po ashtu 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.
Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.
Petkoviq në Rashkë ka biseduar me përfaqësuesit e serbëve në...
Tahiri: Kosova në izolim, pa agjendë diplomatike përveç taki...
Kurti: S’kemi mosmarrëveshje me Maqedoninë e Veriut, bashkëp...
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...