Danimarka për herë të parë ka publikuar një listë të gjashtë klerikëve të huaj me “pikëpamje antidemokratike”, të cilët janë ndaluar të hyjnë në vendin nordik për dy vjet.
Ministri i Integrimit, Inger Stoejberg, është shprehur se Qeveria “nuk do të pranojë që predikuesit e urrejtjes … predikojnë urrejtje kundër shoqërisë daneze”. Lista u publikua si një masë paraprake dhe personat me sa duket nuk kanë qenë kurrë në Danimarkë.
Stoejberg tha të martën se pesë prej këtyre personave “i indoktrinojnë” të tjerët të “kryejnë dhunë kundër grave dhe fëmijëve (dhe) përhapin ide rreth kalifatit.” Njëri është një predikues i krishterë amerikan.
Vitin e kaluar, Parlamenti i Danimarkës mbështeti përpilimin e një liste të tillë. Disa vende të tjera evropiane kanë legjislacion të ngjashëm. Britania, për shembull, mund të mohojë hyrjen e njerëzve me dënime penale ose të atyre që prania nuk konsiderohet “e favorshme për të mirën publike”.
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi