Danimarka ka porositur vaksina kundër koronavirusit (COVID-19) në sasi të mjaftueshme për 24,8 milionë njerëz, pavarësisht popullsisë së saj prej 5,8 milionë banorësh.
Sipas shifrave në faqen e internetit të Agjencisë së Barnave të Danimarkës, vendi ka porositur 41,6 milionë doza vaksine kundër COVID-19.
Danimarka, e cila siguron vaksinat përmes Komisionit të Bashkimit Evropian (BE), do të marrë vaksina nga firmat AstraZeneca, Sanofi-GSK, Johnson&Johnson, BioNTech/Pfizer, CureVac dhe Moderna.
Siç raportohet, Danimarka nëpërmjet marrëveshjes posedon edhe mundësinë për të siguruar doza vaksine shtesë për tre milionë njerëz. Nëse përdoret ky opsion, vendi do të ketë blerë vaksina të mjaftueshme për 27,8 milionë njerëz./AA/
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...