Danimarka lejon fëmijët të kthehen nëpër shkolla

14:13 | 15 Prill 2020
Arbresh.info

Fëmijët deri në moshën 11-vjeçare janë duke u kthyer në çerdhe dhe shkolla në Danimarka, pasi qeveria bëhet e para në Evropë që i lehtëson kufizimet në edukim.

Kryeministrja Mette Frederiksen u uroi mirëseardhje fëmijëve të cilët po i kthehen shkollave në kryeqytetin, Kopenhagë, transmeton portali arbresh.info.

Danimarka ishte një nga vendet e para në Evropë që vendosi masa kufizuese, duke i mbyllur shkollat me 12 mars.

Shkalla e infeksioneve ka qenë e ulët, por kritikët paralajmërojnë që strategjia është e rrezikshme.

“Të gjithë ne jemi paksa të shqetësuar dhe duhet të sigurohemi që do t‘i përmbahemi rregullave të higjienës”, Elisa Rimpler nga BUPL, Unioni Danez i Fëmijërisë së Hershme dhe Edukatorëve të Rinisë, i tha BBC-së.

“Kemi shumë duar për të larë gjatë ditës. Ne nuk kemi maska ​​dhe duhet të ruajmë një distancë të mirë nga njëri-tjetri, kështu që është një detyrë shumë e vështirë”.

Masa e Danimarkës erdhi ndërsa shefi i Komisionit Evropian Ursula von der Leyen caktoi një plan udhërrëfyes të mërkurën për një heqje graduale të kufizimeve në bllokun 27-shtetesh, por e bëri të qartë se nuk ishte një sinjal për të vepruar menjëherë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme