Google ADS

Danimarka jep leje operacionale për gazsjellësin “Nord Stream 2”

23:40 | 1 Tetor 2020
A. B.

Autoritetet daneze njoftuan sot se kanë miratuar lejen operacionale për një tubacion nënujor, që synon të transportojë gaz natyror nga Rusia në Gjermani.

“Vendimi lidhet me komisionimin dhe funksionimin e tubacioneve “Nord Stream 2”, tha Agjencia daneze e Energjisë, raporton ATSh.

Vitin e kaluar, agjencia lëshoi një leje që lejon “Nord Stream 2 AG” të ndërtojë tubacione binjake që do të kalonin 147 kilometra në barrierën kontinentale daneze, në Detit Baltik.

“Nord Stream 2 AG” kontrollohet nga kompania energjetike ruse “Gazprom”.

Të ngjashme