Kryeministri holandez, Mark Rutte zhvilloi sot një takim me homologët danezë dhe irlandezë, për të diskutuar rreth interesave të përbashkëta të tre shteteve në planin e negociatave për “Brexit” mes Britanisë së Madhe dhe 27 shteteve të tjera anëtare të Bashkimit Evropian (BE).
“Ne dëshirojmë të veprojmë së bashku si të 27-ë”, deklaroi Mark Rutte gjatë një konference shtypi në Hagë, në përfundim të bisedimeve joformale me kryeministrin danez, Lars Lokke Rasmussen dhe irlandezen Enda Kenny.
“Duhet të kemi një qëndrim të unifikuar me një negociator që do të punojë në emër të të gjithëve ”, shtoi ai.
Të tre kryeministrat u takuan në prag të një samiti të BE-së planifikuar për 29 prill ku pritet të mblidhen liderët e vendeve evropiane pa Britaninë e Madhe, për të përcaktuar qëndrimin e 27-ve në negociatat e “Brexit”.
Holanda, Danimarka dhe Irlanda janë potencialisht në mesin e vendeve që do të jenë më të prekura nga “Brexit”, vuri në dukje Rasmussen.
Pa fitues përfundon sfida mes Juventusit dhe Fiorentinës
Hoxhaj: Të shfrytëzohet rënia e Asadit për të marr njohje ng...
Benjamin Netanyahu shtrohet në spital
Nagavci nesër mban konferencën e fundvitit për media
Deputetet e LVV-së vizitojnë Luginën e Preshevës, Sinani: Dë...
Shpërthejnë sërish demonstratat në Gjeorgji, mijëra protestu...