Danimarka do të heqë të gjitha kufizimet e mbetura kundër përhapjes së COVID-19 deri më 10 shtator.
Ky vendim vie pasi Ministria e Shëndetësisë deklaroi se virusi nuk është më kërcënim kritik për shoqërinë për shkak të nivelit të lartë të vaksinimit në vend.
“Epidemia është nën kontroll, kemi nivele rekorde të vaksinimit. Kjo është arsyeja pse mund të heqim qafe rregullat e veçanta që do të vendosim në luftën kundër Covid-19,” tha ministri i shëndetësisë, Magnus Heunicke, në një deklaratë.
Ai megjithatë paralajmëroi se edhe nëse vendi ka situatë më të mirë tani, epidemia nuk ka përfunduar dhe qeveria nuk do të hezitojë të veprojë shpejt nëse sipas tij kërcënohet përsëri funksionimi thelbësorë i shoqërisë.
Danimarka është vendi i tretë me më së shumti të vaksinuar në BE, sipas Our World in Data, me 71% të popullsisë që kanë marrë dy dozat. Mesatarja shtatë-ditore e rasteve të reja të koronavirusit për një milion banorë në Danimarkë qëndron në 167, pak mbi mesataren e BE-së prej 149, por shumë poshtë shifrës së Britanisë prej 492, sipas të njëjtit botim shkencor në internet, raporton Theguardian, transmeton Klankosova.tv.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën